Kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit ka deklaruar humbjen e “kryengritjes” në vend, duke iu referuar një vale protestash kundër qeverisë, shkruan BBC
Gjeneral Majti Mohammad Ali Jafari bëri njoftimin para masës së njerëzve që morën pjesë në tubimet pro-qeveritare të thirrura për të luftuar trazirat.
Protestat fillimisht ishin bërë kundër korrupsionit, por u kthyen në një ndjenjë më të gjerë anti-qeveritare.
Gjenerali Jafari tha: “Sot mund të themi se ky është fundi i kryengritjes”.
Ai tha se “gatishmëria e sigurisë dhe vigjilenca e njerëzve” kishin çuar në humbjen e “armiqve”.
Ai shtoi: “Në çdo vend kishte një maksimum prej 1,500 vetëve dhe numri i protestueve nuk tejkalonte 15,000 njerëz në mbarë vendin”.
“Armiqtë” janë përpjekur të paraqesin “kërcënime kulturore, ekonomike dhe të sigurisë kundër Iranit islamik”, tha ai.
Komentet e tij i bëri jehonë atyre të udhëheqësit të Lartë Ajatollah Ali Khamenei, i cili gjithashtu fajësoi “armiqtë” e papërcaktuar por që i referoheshin SHBA-së, Izraelit dhe Arabisë Saudite. (B.H/Faxweb)