Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, ka njoftuar së fundmi presidentin formimin e shumicës së re parlamentare dhe plotësimin e kushteve për mandatimin e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, për kryeministër.
Ai bëri me dije se thirrja e seancës së radhës të Parlamentit varet nga mbërritja e propozim-programit dhe propozimit për përbërjen që do ketë qeveria e re, por parashikohet në një afat prej 15 ditësh.
“Presidenti Ivanov ka obligim që në një afat prej 10 ditësh të reflektojë dhe të japë mandat. Nëse ai nuk jep mandat, në mënyrë hipotetike tani Parlamenti ka të drejtë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes të qeverisë së ardhëshme dhe në këtë kontekst kompetenca e Parlamentit dhe kryetarit të parlamentit nuk varet nga asnjë institucion tjetër”, është shprehur kryeparlamentari Xhaferri.
(XH.A/SHUPLAKA)