Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.
Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.
Sipas informacioneve mësohet se uniformat blu kanë arrestuar Safet Bajrin, i cili njihet dhe si “i forti” i Shkodrës, që trazoi dhe mediat dhe politikën në Belgjikë.
Së bashku me Bajrin, në polici është ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe 3 persona të tjerë.
Safet Rustemi i njohur dhe ndryshe si Safet Bajri është një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Belgjikë, që sipas mediave belge kishte gjetur strehim në Shqipëri.
33-vjeçari ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.
Discussion about this post