Disa afrikanë kanë dhunuar një 28-vjeçar në Itali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se 28-vjeçari ka rënë pre e dhunëse së 3 afrikanëve, pasi ishin zënë për rregullat e qarkullimit në natë më parë në Firence të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është ndjekur nga 3 afrikanë në një lokal në vendin e tij të punës dhe më pas është sulmuar, ndërsa “Ansa” shkruan se në ndihmë të tij ka shkuar edhe shefi i tij, i cili po ashtu ka rënë pre e dhunës.
Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar me biçikletë në rrugë teksa ka nisur të zihet me agresorët.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se shqiptari është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
(B.B/ Faxweb.al)