Në showbiz-in shqiptar mund t’i gjesh të gjitha. Aktor që bëjnë këngëtarin, e këngëtar që me kohë të pjesshme mund të bëjnë edhe humoristin. Ndërkohë që te Ermal Mamaqi këto gjenden në mënyrë perfekte të gërshetura.
Në një koncert të planifikuar në Itali gjatë ditës së sotme ai do të shoqërohet nga dy këngëtarë të tjerë mjaft të mirë shqiptar si Alban Skënderaj dhe Genta Ismajli.
Po duke qenë se je me Ermalin nuk mund t’i shpëtosh as një foto gaznore në Aeroport. ‘’ Tuj shku për koncert. Mezi e mbajtëm Gentën se desh me ik?’’, shkruan ai.
Të tre artistët duken mjaft në humor, të veshur casual e të gatshëm për të ndërmarrë udhëtimin që do t’i cojë te fansat. (E.K/SHUPLAKA)