Edhe pse kanë mbetur vetëm tre ditë nga dasma e reperit Gjiko dhe moderatores nga Kosova Elita Rudi, në rrjetet sociale jqanë publikuar edhe mjaft detaje nga përgatitja e dasmës. Në një foto të publikuar disa orë më parë Elita tregonte ftesat dhe pajën e dasmës. Ndërsa së fundmi ajo ka publikuar edhe sandalet që do të veshë të markës ‘Jimmy Choo’.
Nga një kërkim në të thjeshtë zbuluam se sandalet e saj që do të përdorë në ditën më të lumtur për të kushtojnë 1495 euro.
Ceremonia e dasmës do bëhet më 21 shtator në një ambjent mjaft të këndshëm në Prishtinë. Ndërkohë Elita ka ndarë vazhdimisht në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet e dasmës.
(J.D/Faxweb.al)