12:29 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tre ditë para votimeve, kush po i kërcënon SHBA-të?

19:09 | 05/11/2016
në Bota, Te Fundit
0

Me vetëm tre ditë para se amerikanët të zgjedhin presidentin e ardhshëm, autoritetet federale po paralajmërojnë zyrtarët në Nju Jork, Teksas dhe Virxhinia për kërcënime të paspecifikuara nga al-Kaida.

Autoritetet dërguan njoftime tek zyrtarët lokalë dhe shtetëror për t’i paralajmëruar rreth informacioneve të reja.

Në Nju Jork, policia tha se po shqyrton kërcënimit duke zgjeruar forcën policore në maratonën vjetore që zhvillohet sot dhe që tërheq mijëra vrapues dhe spektator.

Donald Trump dhe Hillary Clinton po e përqëndrojnë vëmendjen e tyre në një numër shtetet fushëbetejë ku shumica e anketave parashikojnë se do të vendosin fituesin. Të dy kandidatët bëjnë fushatë sot në Florida, ku anketat tregojnë se gara është tepër e ngushtë.

“Të ndershëm” dhe “të besueshëm” nuk janë fjalët që shumica e amerikanëve do të përdorte për të përshkruar dy kandidatët presidencialë — demokraten Hillary Clinton dhe republikanin Donald Trump.

Në një anketë të agjencisë Gallup këtë javë, vetëm 32 përqind e amerikanëve e përshkruajti në këtë mënyrë zonjën Clinton, ndërsa 36 përqind përdorën këtë përshkrim për zotin Trump. Këto shifra ndryshuan pak nga shtatori kur 34 përqind e amerikanëve e shihnin zonjën Clinton si të ndershme dhe të besueshme përkundrejt 33 përqind që e shihnin Trumpin si të tillë.

Anketa e Gallup nxjerr në pah megjithatë se 50 përqind e amerikanëve mendojnë se Clinton “do të shfaqte një gjykim të drejtë në rastin e një krize,” por vetëm 36 përqind e të anketuarve besojnë se Trump do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

Shumë votues amerikanë nuk besojnë se gara presidenciale është aq e ngushtë sa duket tani. Politikania veterane dukej se do të fitonte ndaj miliarderit të stuhishëm por çështjet e debatueshme – imeilat e zonjës Clinton dhe komentet e Trumpit kundër grave, afrikano-amerikanëve, hispanikëve, personave me aftësi të kufizuara dhe republikanëve të partisë së tij, bënë që shumë votues të rishqyrtojnë votën e tyre.

Të dy kandidatët bëjnë fushatë sot në Florida, një shtet fushë-betejë. Një tubim i zotit Trump sot në Nju Xhersi me guvernatorin Chris Christie, u anulua pasi këshilltarë të lartë të guvernatorit u gjetën fajëtor dje për rolin e tyre në skandalin e mbylljes së urës George Washington.

Clinton do të marr pjesë në një koncert me Katy Perry në Filadelfia. Kandidatja demokrate do të kthehet përsëri aty të hënën për një miting Philadelphia së bashku me presidentin Barack Obama, zonjën e pare Michelle Obama dhe ish presidentin Bill Clinton.

Të premten, zonja Clinton ishte në skenë së bashku me yllin e muzikës hiphop Jay Z dhe bashkëshorten e tij Beyonce. Kandidatja i tha turmës entuziaste: “Kemi punë të papërfunduar, barriera për të thyer dhe me ndihmën tuaj do të thyejmë tavanin e xhamtë për të gjithë.”

Beyonce tha se donte që vajza e saj “të rritej duke parë një grua që udhëheq vendin dhe të di se mundësitë e saj nuk kanë kufi.”

Jay Z tha se Trumpi është përçarës dhe kjo është arsyeja përse “ai nuk mund të jetë president”.

/Zëri i Amerikës

Pas

Nisje e keqe për ekipet e kreut të Superligës

Para

Ja kush e mban rekordin për shtatzanitë në adoleshencë

Para

Ja kush e mban rekordin për shtatzanitë në adoleshencë

 



Të Fundit

Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia në Rinas, adoleshentja pi fostoksinë/ Policia e Tiranës njofton ngjarjet e fundit në kryeqytet

“Shteti aktual, sipërmarrje e përbashkët me krimin”, Berisha: Komuniteti ndërkombëtar paralajmëroi “vdekjen” e procesit zgjedhor 10 ditë para 11 majit

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT/ 42-vjeçari tentoi t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplasi disa automjete

Qëlloi me pistoletë lodër mjeken dhe përplasi 3 makina të policisë! Zbardhen detajet nga aksioni për ndalimin e 42-vjeçarit! U dëmtuan edhe dy efektivë

Rriten të ardhurat nga akciza, mbi 20 miliardë lekë të mbledhura

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi në Australi, aktori në arrati

Ngërçi politik në Kosovë, 20 përpjekje të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës

Kriza e migracionit dhe tensionet me Gjykatën Europiane, Italia dhe Danimarka bashkohen me shtetet skeptike

Spiropali në Janinë: Objektiv ynë kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

Zyrtare/ Fitoi çdo gjë dhe u kthye në një legjendë të klubit, Real Madrid i jep lamtumirën Carlo Ancelottit! Italiani gati për Brazilin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.