23:45 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tre ekzekutime në 48 orë! Eksperti: Kanë qenë të paralajmëruara, hakmarrja do të vazhdojë

"Asgjë nuk është rastësi", thotë ish-Drejtori i Policisë Fatjon Softa

19:34 | 28/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tre ekzekutime në 48 orë! Eksperti: Kanë qenë të paralajmëruara, hakmarrja do të vazhdojë

Gazetarja Rovena Neziri në intervistë me ekspertin e sigurisë Fatjon Softa

“Kur kemi vrasje, ka këtë qasje sikur nxisin njëra-tjetrën për mënyrën se si realizohen dhe kohën kur ndodhin”

Tre jetë janë marrë gjatë orëve të së martës dhe së mërkurës në fund të shtatorit! Opinioni publik është i tronditur, jo nga zhurma e kallashnikovit, por shkarkimi fatal i plumbave mbi disa persona, nga autorë të paidentifikuar dhe gjakftohtë.

Për të analizuar këto ngjarje, në një intervistë për FaxNews me gazetaren Rovena Neziri, ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë, njëherësh ish-Drejtor Policie, Fatjon Softa.

Eksperti është shprehur se në shumë raste, ka qenë i mundur parandalimi i vrasjeve, pasi sipas tij në rastet e hakmarrjes/gjakmarrjes, fiset e përfshira janë të njohura për rrezikun potencial që paraqesin.

Pyetje: Dua t’ju pyes për vrasjet e regjistruara përgjatë ditëve të fundit, kur ngjarje të rënda ndodhin në vendin tonë duket se janë njëra pas tjetrës. Pse ndodh diçka e tillë?

Fatjon Softa: Vërtet në këto orë të këtyre dy ditëve, kemi pasur tre ngjarje kriminale që kanë tronditur opinionin publik për mënyrën si janë realizuar dhe agresivitetin që ngjarje të tilla kriminale shquhen. Ngjarja e parë që ishte në Rrëshen, kemi një konflikt të gjak/hakmarrjes, ku përfshiheshin fise, duke e kthyer këtë zonë në nga më të rrezikshmet. Kjo është një hakmarrje që do të vazhdojë. Këto janë fise të mëdha me një reputacion që janë rrezik potencial për të krijuar viktima të tjera. Ngjarja në Sukth, iu bë atentat një personi me precedent penal.

Ngjarjet ngjasojnë me njëra tjetrën, konstaton Softa dhe siç kishim një automjet të djegur pas vrasjes në Rrëshen të Martin Bardhit, raste të tilla janë të përsëritura.

Skenari është i tillë:

  • Një makinë e vjedhur e cila digjet pas atentatit.
  • Arma e përdorur është kallashnikovi.
  • Autorët ia dalin të arratisen pa u identifikuar.

Softa: Rasti tjetër i ndodhur në Malësinë e Madhe, kemi dy herë ngjarje të ngjashme, kur babait dhe të birit i bëhen prita dhe më pas ekzekutimi. Nëse në rastin e Rrëshenit, ku atentati përfundon me djegien e një makine, ngjason me disa atentate të kryera më herët në vendin tonë, si në Don Bosko, rasti i TopChannel-it, rasti në Vlorë. Makina të vjedhura, atentati kryhet me kallashnikov dhe më pas largimi nga vendngjarja pa u pikasur dhe djegia e mjetit, e më pas arritja e një shërbimi zjarrfikës në momentin kur zjarri është i shuar.

Këto janë ngjarje, që përveç se tronditjes së opinionit publik, vënë në përgjegjësi autoritetet, për atë që ata duhet ta kenë parësore, që është parandalimi.

Kanë qenë ngjarje të paralajmëruara, shprehet eksperti, një zinxhir vrasjesh i cili ekziston prej kohësh, por ajo që duhet të bëhet thekson ai, është mbikëqyrja nga autoritetet për të gjithë personat që dyshohen si të rrezikshëm, deri në përgjimin e mjeteve të komunikimit dhe detajeve nga veprimtaria e përditshme. Kjo tregon ish–Drejtori i Policisë, do të zbulonte dhe rrjetin e këtyre grupeve kriminale të cilët shkëmbejnë mes tyre dhe “shënjestra”.

Pyetje: Pra, ju thoni se në të tria rastet ka pasur mundësi parandaluese duke qenë se konflikti ka qenë i mëparshëm?

Softa: Kanë qenë ngjarje të paralajmëruara, sepse ky zinxhir vrasjesh midis fisesh ka qenë edhe më herët. Të gjithë ata persona të rrezikshëm duhet të mbahen në mbikëqyrje policore, të kemi informacion më tepër të aktivitetit të tyre, makinat që lëvizin, lidhjet që kanë, ambientet e mundshme që frekuentojnë. Duhet të përgjohen, të kemi në kontroll mjetet e komunikimit që kanë për të parë dhe lidhjen e tyre, nuk ka kurrë një person të vetëm, grupet bashkëveprojnë, madje bëjnë dhe ‘klering’ për vrasje.

I pyetur nëse, ka një tezë që njihet në botën e kriminalistikës, për faktin se për disa ditë me radhë kemi shumë ngjarje dhe më pas vjen qetësia, Softa thotë që mund të duket rastësore, por nuk është e tillë. Ka një qasje, shprehet ai, kur ngjarjet nxisin njëra-tjetrën, qoftë nga mënyra e realizimit, por edhe koha e kryerjes së atentatit.

Softa: Ndonjëherë duket rastësore, por asgjë nuk është e tillë. Kjo kërkon një analizë të ngjarjeve, sepse si thamë sipas një grupimi të caktuar ato ndjekin njëra-tjetrën.

Kur kemi aksidentet, kemi raste të shumta me vdekje. Kur kemi atentate, ka këtë qasje sikur nxisin njëra-tjetrën për mënyrën se si realizohen dhe kohën kur ndodhin.

Kemi tre ngjarje të rënda, që pavarësisht se janë territore të ndryshme, janë afër njëra-tjetrës. Mundësia e parandalimit vjen nëse do të ketë një bashkëpunim midis institucioneve. Kryeministri Edi Rama tha që do të angazhojë dhe SHIK-un.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: Fatjon SoftaRovena Neziritre ekzekutime në 48 orevrasje ne dukagjinvrasje ne rreshenVrasje ne Sukth
Pas

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit në Kosovë me atë të sulmuesve

Para

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Para
EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.