01:06 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tre ish-diplomatë të lartë evropianë japin alarmin, i shkruajnë Mogherinit: Ndryshimi i kufijve të hidhet poshtë menjëherë

16:47 | 29/08/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tre ish-diplomatë të lartë evropianë japin alarmin, i shkruajnë Mogherinit: Ndryshimi i kufijve të hidhet poshtë menjëherë

Në një letër të hapur drejtuar përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Politikë dhe Siguri, Federica Mogherini, tre ish-diplomatët e lartë evropianë, Carl Bildt, Paddy Ashdwon dhe Christian Shwarz Schilling, kanë ngritur alarmin rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se një gjë e tillë do të thellojë konfliktet në rajon dhe duhet të hidhet poshtë menjëherë, shkruan Express.

Ata thonë se deklarimet e BE-së, se mund të përkrahin një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë shqetësuese, ndërkohë thonë se një marrëveshje e mundshme për ndryshim kufijsh mund të keqpërdoret nga politikanët nacionalistë.

“Si ish-përfaqësueses të lartë për Bosnje dhe Hercegovinës, ne jemi thellësisht të shqetësuar me qëndrimet e bëra kohët e fundit nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, ku thuhet se BE-ja mund të jetë e gatshme të mbështesë një marrëveshje ndërmjet presidentit Vuçiq dhe Thaçi, që përfshin dhe shkëmbimin e territorit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes “korrigjimeve kufitare”.

Ne e njohim mirë rajonin, për të nuhatur se lëvizja e kufijve nuk do të zgjidhë ndarjet, do t’i thellojë ato. Edhe pse çështja e Kosovës nuk mund të krahasohet me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, ne kemi njohuri të mjaftueshme për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të konkluduar se një gjë e tillë do të keqpërdoret nga politikanët nacionalistë, për të sfiduar edhe më tej kufijtë dhe për ta destabilizuar vendet tjera të rajonit.

Ne e dimë BE-në dhe Evropën mjaftueshëm për të thënë se historia e përgjakshme na ka mësuar se paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur mësohemi të jetojmë në vende shumë etnike. Në vend se të rivizatojmë kufijtë për të krijuar shtete njëetnike, ne mund të themi se nuk duhet të mendojmë për një politikë e cila ka shumë gjasa të na dërgojë përsëri në ndarjen dhe ndezjen e konfliktit në Ballkan.

Ne dyshojmë se kjo rrezikon edhe prishjen e unitetit, si në Maqedoni dhe Bosnje. Prandaj ju bëjmë thirrje që këto propozime të hidhen poshtë sa më parë të jetë e mundur”, thuhet në letër.

Ndryshe, Ashdwon ditë më parë në një intervistë për ‘Dnevni Avaz’, ka thënë se prekja e kufijve dërgon në një luftë të re në Ballkan. /GazetaExpress/

 

Etiketa: Carl Bildtdiplomatetkufijte e kosovesPaddy Ashdwon dhe Christian Shwarz Schilling
Pas

Bënin pazaret nëpërmjet telefonit, arrestohen bosat shqiptarë të drogës në Angli (Emrat+Foto)

Para

Miratohet marrëveshja e huas për rrugën Tiranë-Elbasan, qeveria merr 16 milionë dollarë borxh

Para
Miratohet marrëveshja e huas për rrugën Tiranë-Elbasan, qeveria merr 16 milionë dollarë borxh

Miratohet marrëveshja e huas për rrugën Tiranë-Elbasan, qeveria merr 16 milionë dollarë borxh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.