I ftuar në ‘’5 pyetje nga Barbaramo’’, akademiku Artan Fuga ka komentuar në lidhje me zhvillimet politike në vendin tonë. Jo pak herë Fuga ka qenë një nga njerëzit që ka mbështetur teorinë e ‘’Republikës së Re’’
Duke komentuar kërkesat e opozitës Fuga u shpreh se ato janë tre kryesore, ç’kanabizimi i vendit, ‘’Republika e Re’’ dhe Qeveria teknike. Sipas Fugës kërkesa për qeveri teknike mund të quhet një kërkesè force ose ”tafti-bafti”.
‘’Tre janë kërkesat që shoh unë që parashtron zoti Basha. Them zoti Basha pasi sipas meje ka një shkëputje mes asaj që ai flet dhe asaj që artikulojnë deputetë të tjerë në Partinë Demokratike.
Unë lexoj një rezistencë, një frikë për t’u marrë me të kaluarën. Shoh që ka disa që nuk mund të ngrihen më shumë sesa aq. Zoti Basha kur flet për politikën e vjetër ka parasysh edhe drejtimin e vendit nga Partia e tij.
Kërkesat e opozitës kërkon që t’i jepet fund kanabizimit të vendit. Unë nuk jam marrë me çështjen e drogës po di që më parë ka qenë e legalizuar dhe tashmë janë shtuar.
Kërkesa që paratë e drogës dhe njerëzit që janë marrë me këtë të mos përfshihen në zgjedhje për mua është një kërkesë shumë e drejtë. Në qoftë se ka të inkriminuar mes deputetëve të shkojnë para ligjit.
Kërkesa e dytë është ‘’Republika e Re’’, unë si qytetar nuk votoj dot për deputetin që dua po votoj listën e partisë. Për mua të drejtat politike që kanë qytetarët shqiptarë janë të prapambetura.
Te qeveria teknike është një raport force, një raport me negociatorët dhe Tafti-Bafti dhe ajde e shohim Shqipërinë pas gjashtë muajsh.
Ne universitarët jemi gati që të japim idetë tona. Unë gjykoj që nëse ata kanë ngecur mes qeverisë teknike dhe qeverisë së besimit ne jemi në gjendje të japim kountributin tonë. A i hoqi 4 ministra zoti Rama, atëherë të heqi dhe 5 të tjerë’’, u shpreh Fuga. (E.K/SHUPLAKA)