Italia hyri këtë të premte në muajin e tretë pa një qeveri. Tre partitë kryesore kanë dështuar arritjen e një kompromisi për të qeverisur vendin.
Duket se deri në fund të vitit, vendi do shkojë sërish drejt zgjedhjeve.
Presidenti Sergio Mattarella ka kërkuar një tjetër raund bisedimesh, për të arritur një konsensus nga palët.
Zgjedhjet e 4 marsit, nxorrën fituese partinë Lega Nord, një parti e ekstremit të djathtë me rreth 37% të votive, si dhe lëvizjen populiste 5 yjet me 33%/
Partia Demokratike pati një humbje të thellë me vetëm 18 për qind.
U duk se marrëdhënia mes liderit të Lega Nord, Mateo Salvini dhe atij të Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi di Maio, do ishte premtuese, por këmbëngulja e Maios për të patur një bashkëpunim me Berluskonin “shkatërroi” gjithçka.
Ish-kryeministri Matteo Renzi, politikan me shumë ndikim në Partinë Demokratike, tha se nuk do të mbështeste një qeveri të udhëhequr nga Pesë Yjet.
Partia Demokratike drejtohet nga Martina Maurizio, por ajo duket se i ka shanset të pakta për të nisur bisedimet me Di Maion.
Nëse të hënën, tryezat e diskutimeve do të dështojnë, atëherë në Itali do të krijohet një qeveri teknike, që do qeverisë italianët drejt kutive të votimit.
(F.G/Faxweb.al)