Fitorja e ditës së djeshme me Liteshtejnin i dha Shqipërisë një siguri më shumë për ndeshjen që do të ketë të martën me Maqedoninë.
Një përballje direkte kjo që do të vendosë jo pak për ecurinë e mëtejshme të grupit, dhe sigurisht për vendin më të lakmuar nga ne, të tretin në grup.
Vendi i tretë do t’i mundësonte Shqipërisë që të kishte mundësinë të luante dy ndeshje play off-I me një tjetër skuadër që do të ishte e renditur e treta në grup.
Mirëpo nëse i hedhim një sy kalendarit ndeshjet e mbetura për Shqipërinë janë vërtet mjaft të forta si përballje. Ndërsa fitorja e mbrëmshme e Maqedonisë në Izrael rrit ndjeshëm shanset e Ballkanasve për të hyrë në garë për vendin e tretë.
Po ashtu Spanja arriti një fitore të pastër 3-0 ndaj Italisë në ndeshjen që u luajt në ‘’Santiago Bernabeu” duke hipotekuar kështu vendin e parë në grup.
KALENDARI I NDESHJEVE TË ARDHSHME TË SHQIPËRISË:
Maqedoni – Shqipëri
5 Shtator 20 17 ora 20:45
Spanjë – Shqipëri
6 Tetor 2017 ora 20:45
Shqipëri – Itali
9 Tetor 2017 ora 20:45
RENDITJA E GRUPIT:
(E.K/SHUPLAKA)