Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit ndërsa gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se është plagosur një i ri.
Mësohet se tre persona të maskuar kanë qëlluar me thikë dhe mjete të tjera të forta një 21-vjeçar të identifikuar nga Policia dhe që ka inicialet E.C,. që është transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
I plagosuri është banues në Elbasan në lagjen “Dyli Haxhire” ndërsa ende janë të qarta rrethanat e ngjarjes.
Fatmirësisht bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të riut është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor dhe efektivët e Elbasanit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)