Që nga nisja e protestës së opozitës ditë pas dite 5adrës i janë bashkuar edhe përfaqësues të politikës së jashtme. kanë qenë tre senatorë italianë ata që kanë mbështetur protestën dhe kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme.
Mario Mauri, Aldo Biagio dhe ditën e sotme kreu i senatorëve italianë të ‘Forza Italia’ dhe Paolo Romani. Nga ana tjetër mbështetje por edhe mendime kundër për protestën kanë ardhur dhe nga komisionerë europianë apo senatorë në SHBA.
ALDO BIAGIO:
Biagio tha se arrogancës së qeverisë duhet t’i jepet fundi dhe është domosdoshmëri mbajtja e
të punojmë së bashku për ta larguar këtë qeveri. Anëtarësimi në BE duhet të jetë sa më i shpejtë. Duhet luftuar arrogance e kësaj qeverie. Ku dialogu politik, një system gjyqësor transparent duhet të jetë baza e një shteti ligjor.
Në këtë prespektivë duhet të ndrihen instrumenta për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. Unë do të jem një promotor për të garantuar zgjedhjet e ardhshme. Le të shkojmë para me këtë protest, rroftë Shqipëria e lirë.
MARIO MAURO:
Jam këtu për ti dhënë mbështetjen maksimale të partive europiane Lulzim Bashës. Jam këtu sepse ju po bëni luftën tonë dhe të Partive Europiane.
Ne duhet ti themi faleminderit Partisë Demokratike që proteston në këtë mënyrë. Unë kam ardhur këtu për t’iu thënë faleminderit. Shteti ka detyrë të mbrojë jetën e njerëzve dhe jo të jetë pronar i tyre. Kur në 1989 ra Bashkimi Sovjetik të gjitha partitë komuniste ndryshuan emrin në socialiste.
Janë të gjitha të bërë gjasme europianistë. Ne jemi këtu për t’iu thënë njerëzve çka është Europa e vertetë. Europa e vërtetë ka nevojë për Shqipërinë.
Cila qeveri që mund të arsimojë nëse nuk kupton dhe nuk lufton kriminalitetin? Cila qeveri mund të bëjë që Shqipëria të hyjë në Europë me krimin? Ka vetëm një qeveri që do të bëjë që Shqipëria të hyjë në Europë, është qeveria e Lulzim Bashës.
PAOLO ROMANI:
Situata politike në Shqipërinuk ka kaluar pa marrë vëmendjendhe të ligjvënësve italianë. Ka qenë Paolo Romani Presidenti i senatorëve të Forza italia thotë se Italia dhe marrëdhëniet me Shqipërinë nuk duhet të qëndrojnë në indiferencë në krizën që po kalon vendi ynë.
Ai është shprehur pro propozimit të Kreut të LSI-së Meta për një qeveri që del garante për zgjedhjet e lira.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të forta, por konkretizohen edhe në aktualitetin historik. “Vendi ynë nuk mund të mbetet indiferent për krizën politike në Shqipëri në këtë moment. Italia ka qenë gjithmonë aleati kryesor i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, dhe duhet të vazhdojë të mbajë një rol udhëheqës dhe mbështetje në këtë moment delikat. Vendi ynë nuk mund të mbetet indiferent për krizën politike në Shqipëri në këtë moment”, thotë Paolo Romani.
Presidenti i senatorëve të Forza Italia thekson se bëhet fjalë për “një krizë politike që është shartuar në një situatë të komplikuar me një prani të fortë të krimit, sipas të dhënave të fundit, nga trafikimi i kanabisit drejt vendit tonë dhe qe shef institucionet tona bashke me ato shqiptare protagoniste në kontrast e kontrollin e territorit.
Në këtë skenar bëhet e domosdoshme menaxhimi i zgjedhjeve të ardhshme nga një qeveri teknike, e mbështetur nga shumica dhe opozita, siç kërkohet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim, komponentin e shumicës qeveritare, në gjendje për të përmirësuar klimën e konfrontimit politik mes partive kryesore shqiptare, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe partia demokratike e Luzlim Bashes, respektivisht qeveria dhe opozita, për t’i dhënë vendit një ligj të ri zgjedhor, pas dështimit të reformës; dhe për të siguruar zgjedhje demokratike dhe të lira “.
“Vetëm në praninë e këtyre kushteve, procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin mund të “shkojë i papenguar dhe nën përkujdesjen më të mirë. Italia duhet të luajë një rol promotor në të gjitha zyrat evropiane për të mbështetur Shqipërinë në një ecuri pozitive të kësaj faze dhe në arritjen e hyrjes së objektivit final në Bashkimin Evropian “, përfundon ai. (E.K/SHUPLAKA)