Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve. Bëhet fjalë për francezin Alain Aspect, amerikanit, John Clauser dhe austriakut, Anton Zeilinger, për zbulimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike.
Hans Ellegren, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi, ka zbuluar emrat e fituesve të çmimit në Institutin Karolinska në Stokholm.
Këtë javë ka filluar ndarja e Çmimeve “Nobel”, ku të hënën shkencëtari suedez Svante Paabo fitoi Çmimin “Nobel” për Mjekësi, duke arritur të dekodojë sekretet e ADN-së që përmbajnë informacione kyçe për sistemin imunitar.
Në anën tjetër është bërë e ditur se të mërkurën dhe të enjten do të ndahen çmimet për Kimi dhe Letërsi. Kurse të premten zbulohet emri i fituesit në fushën e Ekonomisë. Nuk janë të rralla rastet kur dy apo tre shkencëtarë ndajnë çmimin Nobel në fusha të caktuara siç është rasti i sotëm në fushën e Fizikës.