Policia e Tiranës ka arrestuar një 20- vjeçar, pasi ai u kap me dy doza lëndë të dyshuar narkotike, të llojit Cannabis Sattiva. I riu Jurgen Hasa, i cili u arrestua dje është banues në rrugën “Ali Demi”.
Ndërkohë forcat policore kanë kryer edhe dy arrestime të tjera për të njëjtën arsye.
Arrestimi i dytë është bërë po prapë në Tiranë, në “Sheshin Nënë Tereza”. 23-vjeçari Matias Elmas u kap me 3 doza kanabis.
Ndërsa arrestimi i tretë është bërë në Krujë. Ndriçim Muka, 35 vjeç është arrestuar nga policia, pasi u kap me 21.2 kilogramë kanabis.
Të tre të rinjtë presin në qelitë e paraburgimit për t’iu nënshtruar procedurave të policisë.