Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.
Numri i viktimave eshte 3, pasi persona të armatosur qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt një autobusi me nxënës, duke lënë të vdekur shoferin dhe dy nxënës.
Një punonjës i kompanisë së autobusit është ne gjendje te rende. Ndërkohë më herët u konfirmuan të vdekur shoferi, Gani Gjoka dhe dy nxënës përkatësisht 16 dhe 17 vjeç të cilët ndërruan jetë pasi u dërguan në spital.
Nëxnësit e që mbetën të vdekur janë Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj. Fax News ka siguruar pamjet e rënda nga momenti kur viktimat dërgohen në spital.
(E.H/Faxweb.al)