“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”
Kjo thënie e Nene Terezes do të shoqëroj edhe mbremjen e veçante që do të organizohet në Tiranë në 20 vjetorin e lumturimit të Nene Terezes
Në eventin “Tre tenorët për Nënë Terezën” do të performojnë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, si tenorët Armaldo Kllogjeri nga Shqipëri, Granit Musliu, nga Kosova e Ismet Vejseli nga Maqedoni e Veriut.
E ftuar speciale do të jetë soprano Catherine Wethington nga SHBA-ja.
Për here të parë, jashë Vatikanit do të interpretohet Himni për Nënë Terezen, kompozuar nga Genc Tukiçi me motive te Lorenc Antonit.
Në këtë mbrëmje speciale do të jetë në Tiranë dhe ideatorja e ketij Himni, producente Dajena Toska.
Ky koncert do të dirigjohet nga mjeshtri Bujar Llapaj i ardhur enkas nga Kanadaja në drejtimin e Orkestrës Filharmonike Tre Tenorët “Ibrahim Madhi”, me producent Edmond Tullumanin.
Githashtu, pjesë e koncertit do të jenë edhe: Gëzim Rudi, aktor, Ardita Bufaj, piano dhe Kori i të Rinjve të Tiranës, me dirigjent Bujar Alliu.
Koncerti do të mbahet në Qendrën Kulturore të Katedrales së Kishës Ortodokse të Tiranës, të enjten, 19 tetor 2023, ora 19:00.