Një tjetër shtetas grek ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në tetë, ndërkohë që vetëm sot janë shënuar 3 viktima.
Viktima e fundit është një 80-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin e Pamakaristos, në Athinë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, Sotiris Tsiodras në një konferencë për mediat njoftoi se numri i të infektuarve në Greqi ka arritur në 464.
Nga këto, 72 janë me origjinë të papërcaktuar, 78 pacientë janë shtruar në spital dhe 16 prej tyre janë intubuar.