Është vënë në prangat e Policisë së Durrësit, një shtetas i shpallur në kërkim për tre vjedhje të kryera brenda muajit Prill në këtë qytet.
Është kryer arrestimi i shtetasit Afrim Idic 35 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet për vjedhjet e kryera më 11 dhe 28 prill, në lokale dhe banesa, ku ka mundur të grabisë para dhe mjete elektroshtëpiake.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:
- Afrim Idic 35 vjeç, banues në Durrës.
Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara nga Efektivet e Policisë është zbardhur dhe dokumentuar se shtetasi I mësipërm dyshohet si autor I vjedhjeve të mëposhtme:
1.Më datë 11.04.2017, në lagjen Nr. 11 dyshohet se ka vjedhur 5 000 lekë në lokalin, Internet – kafe më pronësi të shtetasit F.I. 26 vjeç, banues në Durrës.
- Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur 1 000 lekë më banesën e shtetases M.B. 63 vjeçe.
3.Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr. 14, dyshohet se ka vjedhur një aparat telefoni celular në banesën e shtetases V.K. 46 vjeçe.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)