Nëse një bashkëshort rreh gruan e tij në mënyrë të përsëritur, ai do të dënohet me 3 vjet burg edhe në rastet kur e dëmtuara do të tëheqë denoncimin e saj.
Kjo parashikohet nga paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Parashikohet rritja e masës së dënimit për dhunuesit e përsëritur të anëtarëve të familjes dhe për herë të parë, ndjekja penale nuk do të pushohet edhe nëse e dëmtuara heq dorë nga denoncimi.
Në rast se vepra penale e dhunës në familje kryhet për herë të parë, dënohet me dy vjet burg dhe çështja pushohet në rast se e dëmtuara tërheq kallëzimin. Në rast dhune të përsëritur, parashikohet një dënim deri në tre vjet burg ku tërheqja e denoncimit nga ana e të dëmtuarës nuk përbën dyshim.
“Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, kur kryhet për herë të parë, dënohet me burgim deri në 2 vjet. Në këtë rast, ndjekja penale bëhet mbi ankimin e të dëmtuarit dhe pushon kur ai heq dorë. Kur kjo vepër kryhet në mënyrë të përsëritur, dënohet me burgim deri në 3 vjet. Në këtë rast, ndjekja penale fillon mbi ankimin e të dëmtuarit dhe nuk pushon nëse hiqet dorë nga ankimi.”, citohet në projektligj. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post