Një rast i rrallë është shënuar në qytetin bregdetar. Fatlumët janë tri vlonjatët në duart e të cilëve ka rënë ajo që mund të konsiderohet si mrekulli, pasi është rasti i vetëm i shënuar deri më tani.
Skifteri gri, shpendi më i shpejt në botë ka rënë në duar e tre vlonjatëve. Ai mund të arrijë shpejtësinë më të madhe se 300 km/h.
Dhe nuk është skifteri gri vetëm shpendi më i shpejt, por dhe kafsha më e shpejtë në botë. Siç mund të vihet re edhe nga fotot, shpendi grabitqar ka sqep të kthyer e kthetra të fuqishme, që rron nëpër shkëmbinj.
Me sa duket ditët e para të vitit 2018 janë një ogur i mirë për ta pasi u shënua ky rast. Vlora është një nga vendet më të preferuara për shpendët në Shqipëri. (M.Q/Faxweb)