Drejtuesja e portalit Dritare.net, Rudina Xhunga, në një shkrim të fundit ka ndërhyrë në debatin e fundit në media mes analistit Mustafa Nano dhe moderatores Ilda Bejleri.
Më herët, Nano e quajti veshjen e Bejlerit dhe Bora Zemanit të papërshtashme dhe të ngjashme me femrat që shkojnë të veshura në një klub striptizmi.
Bejleri i ktheu përgjigje Nanos duke e quajtur ‘spiun’ e ‘të prapambetur’.
Këtu ka ndërhyrë Xhunga që i është drejtuar Bejlerit duke i thënë se duhet të vazhdojë rrugën e saj pa u shqetësuar për fjalët e komentuesve anonimë.
Më tej, gazetarja ironizon Muç Nanon, kur thotë se ky i fundit do “ndërrojë” mendje dhe më pas do lëshojë ndonjë deklaratë si ajo që gazetarët e anshëm janë “seksi”.
Reagimi i plotë i Xhungës:
Në debatin mes Muçit që e bezdis gjoksi i Ildës dhe Ilda Bejlerit që kthen përgjigje, kam një fjalë për Ildën.
Nuk ke nevojë për ndihmë komentuesish anonimë.
Të mjafton vetja, qoftë duke treguar gjoksin, qoftë duke gjetur zërin tënd, veç pamjes tënde në këtë botë mashkullore, që femrat e zhveshura i sheh si mundësi klikimesh, audience dhe fyerjesh.
Ti nuk je fare vulgare, je një vajzë e bukur.
Unë zgjedh të bëhem me vajzat si ti që nuk kanë asgjë për të fshehur, sesa me ata si Muçi që paragjykojnë dhe japin mend çdo gruaje e burri.
Hiç mos u shqetëso, e dashur, se bota është e grave dhe burrave që guxojnë dhe nuk paragjykojnë, që duan dhe nuk lëndojnë, që bëjnë dhe jo vetëm flasin.
Bëje rrugën tënde në jetë me dekolte a minifund, me mikrofon a kamera, me zë e figurë, pa u shqetësuar për ata që shqetësohen prej teje.
Se nuk ke mundësi t’i bindësh të gjithë nëse kjo që bën ti është modeli, apo antimodeli.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post