Dajana Dako është mami më e re e instagramit. 28 vjeçarja është bërë mama për herë të parë i një djali të bukur me emrin Pier.
Dajana është e pranishme në rrjetet sociale jo vetëm sepse ndan me ndjekësit çdo detaj, veshtirësi, gëzim të lindjes por dhe sepse ajo gjithashtu ka një biznes të vogël me qëndisje të T-shirteve të ndryshëm.
Por që prej dhjetorit të 2019 postimet më të shumta janë për Pierin dhe jo vetëm! Mund të themi me bindje se është e vetmja blogere në Shqipëri e cila tregon realitetin në fotografitë e saj, pa përdorur photoshop apo rregullime të ndryshme.
Këtë e ka treguar ne postimin e saj të fundit, ku ka treguar barkun me rrudha 47 ditë pas lindjes së djalit.
Të pranosh veten dhe ta duash atë, janë dy nga cilësitë që ajo mundohet ti përcjellë vajzave të çdo moshe.
Clichet e një trupi perfekt ashtu si shoqëria mundohet të na e portretizojë sot, nuk ekzistojnë ndaj dhe nëse doni të frymëzoheni dhe të mbusheni me pozitivitet keni vetëm një vend në instagram : në profilin e Dajana Dakos!