12:02 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tregonte vlerat e vajit të palmës, çudit ministri Çuçi: S’është i dëmshëm, njeriu vdes nga gjalpi i lopës (VIDEO)

04:26 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma Zgjedhore/ Çuçi bën deklaratën e papritur: Me plotësimin e vakancave kalon në Parlament

Jo vetëm sektori i prodhimit por edhe Ministria e Buqësisë, e cila është dikasteri përgjegjës për këtë fushë kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas skandaleve të shumta me produktet ushqimore të konsumit të përditshëm .

Mirëpo, të ndodhur në këtë varg problemesh ku tregtarët deklarojnë se kurrsesi nuk konsumojnë nga produktet që shesin për shkak të dozave të larta hormonale që ato kanë, apo produktet shtazore si djathi është me niseshte e aromatizues, ndërsa mishi i kafshëve të sëmura me brucelozë e turbekuloz bëhet sallam e vihet në konsum të njerëzve, ajo e cila i ka kaluar pritshmëritë e mundshme është deklarata e Ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi.

I ftuar në studion e “Top Talk”, Ministri i Buqësisë Çuçi, njëherazi dhe përgjegjës për sigurinë ushqimore dhe produktet që konsumojnë qytetarët ka çuditur me deklaratën e tij se vaji i palmës nuk është një produkt i dëmshëm.

Madje Çuçi shkon edhe më tej duke u shprehur se ky lloj vaji s’duhet të cilësohet si cianur nga ana e qytetarëve.

Por përsa i përket vajit të palmës dhe “dobive” të tij, shumë studime të kryera nga Universitete më në zë Evropiane dhe botërore, e cilësojnë si një product kancerogjen, i cili kthehet në problem për personat gjatë konsumit të përditshëm duke shkatërruar qelizat e pankreasit të cilat prodhojnë insulin, si dhe shkaktuar dëme të pariparueshme  në trup, aq sa vendet e Bashkimit Evropian, por jo vetëm, e kanë rreptësisht të ndaluar përdorimin e tij.

Në lidhje me deklaratat e Çuçit ka reaguar edhe mjeku veteriner Ervin Resuli, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke u shprehur: “Ja nje shembull ku injoranca nuk ka brire!”, ka ironizuar deklaratën e ministrit se, “Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq”, duke shtuar:
“Ju lutem, dikush t’i thote Ministrit Çuçi, qe Europa i rri larg vajit te palmes si djalli temjanit.”

 Deklaratat e ministrit Çuçi tha:

“Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe kur nuk është shënuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me shkelje. Atëherë do më kritikosh se përse nuk e kam bërë punën unë si ministër. Po luani me shëndetin e njerëzve. Ore pi gjithë ditën, nuk të bën keq .Vaj palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”.

No photo description available.

 

Pas

U arrestuan për trafik kokaine me vlerë 400 milionë euro, Gjykata gjermane vë para drejtësisë shtetasit shqiptar

Para

Paratë, shëndeti dhe dashuria/ Njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Para
HOROSKOPI. 14 gusht 2018

Paratë, shëndeti dhe dashuria/ Njihuni me parashikimin e yjeve për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

“Kisha hedhur fjalë se për vrasjen e Talo Çelës jepja 100 mijë euro”, Erion Alibej zbulon si u njoh me Nuredin Dumanin

Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një toke me pretendimin se është e tyre, arrestohen 4 persona

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente, arrestohet 34-vjeçari

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

Brok takon Ramën: Urime, sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart

Bisedimet bërthamore Iran-SHBA, marrëveshja e gjerë mund të nënshkruhet në takimin e ardhshëm

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.