Në vitin 2022 eksportet e mallrave janë 487 miliard lekë, duke u rritur 32,0% krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliard lekë, duke u rritur 18,7% krahasuar me vitin 2021. Në vitin 2022 pesha e eksporteve në vendet e BE është 73,4% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 357 miliard lekë.
Eksportet në vendet e BE u rritën me 34,1% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 51,6% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 490 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 12,7%, krahasuar me vitin 2021.
Në vitin 2022 partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 210 miliard lekë, duke u rritur 35,1% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa vlera e importeve nga Italia 206 miliard lekë, duke u rritur 5,9% krahasuar me vitin 2021.
Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2021 është 3.604, duke u rritur me 13,2% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa numri i ndërmarrjeve importuese është 13.137 ndërmarrje, duke u rritur me 8,5% krahasuar me vitin 2021.
Në vitin 2022, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 80,8% të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 27,9%, krahasuar me vitin 2021. Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2021. Këto ndërmarrje kryejnë 55,6% të vlerë së importeve, duke u rritur me 19% krahasuar me 2021.
Për vitin 2022, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (61%), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (55%).
Në vitin 2022, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendi partnere. Ato kryejnë 29%, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner (25%).
Në vitin 2022, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 55% vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 6-9 vende partnere (16% ).
Tregtia e jashtme e mallrave
Gjatë vitit 2022 deficiti tregtar është përkeqësuar duke u rritur 7,3% krahasuar me vitin 2021. Gjatë periudhës 4-vjeçare (2018-2022) vihet re një tendencë rritje e eksporteve dhe importeve.
Në vitin 2022 pesha e eksporteve është 33,9%, duke u rritur 32% krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa pesha e importeve në vitin 2022 është 66,1%, duke u rritur 18,7% krahasuar me vitin 2021.
Tregtia e jashtme e mallrave sipas produkteve
Për vitin 2022 më të eksportuara janë grupet e produkteve: “Mallra të përpunuara” me 55,6%, duke u rritur me 24,5%, “Lëndët djegëse” me 17% duke u rritur me 64,3%, “Ushqime dhe kafshë të gjalla” me 8,4% të eksporteve, duke u rritur me 15,2% dhe “Makineri dhe pajisje transporti” me 8,1%, duke u rritur me 37,5% krahasuar me vitin 2021.
Grup produktet që dominojnë importin për vitin 2022 janë: “Mallra të përpunuara” me 35,1%, duke u rritur me 19,2%, “Makineri dhe pajisje transporti” me 19,5%, duke u rritur me 10,3% dhe “Lëndët djegëse” me 17,3%, duke u rritur 63,7% krahasuar me vitin 2021.
Tregtia e jashtme e mallrave sipas rajoneve kryesore
Në vitin 2022 pesha e eksporteve në vendet e BE është 73,4%, duke u duke u rritur me 34,1% krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 51,6% të importeve duke u rritur me 12,7%, krahasuar me vitin 2021.
Pesha e eksporteve në vendet e CEFTA-s është 16,8%, duke u rritur me 18,5% krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa pesha e importeve nga vendet e CEFTA-s është 7,6% të importeve duke u rritur me 9,2%, krahasuar me një vit më parë.
Tregtia sipas partnerëve kryesorë
Tendenca e partnerëve tregtarë, 2021 Eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të drejt Italisë, Kosovës, Gjermanisë, Greqisë, Spanjës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë etj.
Ndërsa rritje për importet kanë Italia, Turqia, Kina, Greqia, Gjermania, Serbia, Zvicra etj. Në vitin 2022 partnerët tanë kryesorë për eksportet janë: Italia (43,2%), duke u rritur me 35,1%, Kosova (7,8%), duke u rritur 0,2%, Gjermania (6,6%), duke u rritur 58,6% krahasuar me vitin 2021.
Ndërsa partnerët kryesorë për importet janë: Italia (21,7%), duke u rritur 5,9, Turqia (12,1%), duke u rritur 33,1%, Kina (8,2%), duke u rritur 18,8% krahasuar me vitin 2021.
Tregtia e jashtme e mallrave sipas madhësisë së ndërmarrjes
Në periudhën 2018-2022, numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese është rritur. Numri i ndërmarrjeve eksportuese, në vitin 2022, është 3.604, duke u rritur me 13,2% krahasuar me vitin 2021. Në vitin 2022, pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, është 97%. Pesha e ndërmarrjeve mikro është 47%, ndërmarrjet e vogla është 35%, ndërmarrjet e mesme është 15% dhe ndërmarrjet e mëdha është 3%.
Në vitin 2022, numri i ndërmarrjeve importuese është 13.137 ndërmarrje, duke u rritur me 8,5% krahasuar me një vit më parë.
Pesha e ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është 99% të ndërmarrjeve importuese gjithsej. Pesha për ndërmarrjet mikro (1-9 të punësuar) është 68%, ndërmarrjet e vogla është 23% të ndërmarrjeve importuese gjithsej, ndërmarrjet e mesme është 7% dhe ndërmarrjet e mëdha është 1%.
Sektorët mbizotërues në eksportet/ importet e mallrave
Për periudhën 2018-2022, në ndërmarrjet eksportuese mbizotërojnë, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë. Në vitin 2022, pesha e eksporteve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në industri është 81%, duke u rritur me 27,9%, krahasuar me vitin 2021.
Ndërmarrjet e mëdha zënë 40% të vlerës së eksporteve të këtyre ndërmarrjeve, duke u rritur me 21,4%, krahasuar me vitin 2021.
Për periudhën 2018-2022, vlerën më të madhe të importeve e kanë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë.
Në vitin 2022, pesha e këtyre ndërmarrjeve është 56%, duke u rritur me 19% krahasuar me 2021. Në 2022, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 90% të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 19,0%, krahasuar me vitin 2021.
Eksportet/importet e ndërmarrjeve sipas produkteve
“Produktet nga përpunimi”, në periudhën 2018-2022 zënë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara dhe të importuara. Në vitin 2022, pesha e eksporteve të këtyre produkteve është 74%, duke u rritur me 24,8%, krahasuar me 2021.
Produktet me peshën kryesore në “Produktet nga përpunimi” janë: “Produktet e metaleve bazë” (21%), “Produktet e veshjeve” (19%), si edhe “Produktet e përpunimit të lëkurës” (19%). Ndërsa pesha e importeve të produkteve nga përpunimi është 87%, duke u rritur me 19,1%, krahasuar me 2021. Produktet me peshën kryesore në “Produktet nga përpunimi” janë: “Koks dhe nënprodukte të naftës të rafinuara” (12%) dhe “Produktet ushqimore” (11%).
Përqendrimi i ndërmarrjeve eksportuese/importuese
Në periudhë 2018-2021, më shumë se gjysma e eksporteve ishte e përqendruara në 50 ndërmarrjet më të mëdha. Për vitin 2022, më shumë se gjysma e eksporteve ishte e përqendruara në 100 ndërmarrjet më të mëdha (61%). Pesha e këtyre ndërmarrjeve që operojnë në industri është 71%, ndërsa pesha e ndërmarrjeve që operojnë në tregti është 38%.
Në periudhë 2018-2020, më shumë se gjysma e importeve ishte e përqendruara në 100 ndërmarrjet më të mëdha. Për vitet 2021- 2022 më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha. Pesha e këtyre ndërmarrjeve, për vitin 2022, ishte 55%. Pesha e këtyre ndërmarrjeve që operojnë në industri është 81%, ndërsa pesha e ndërmarrjeve që operojnë në tregti është 64%.
Ndërmarrjet eksportuese/importuese, sipas numrit të vendeve partnere
Në periudhë 2018-2022, pjesën më të madhe të eksporteve ndërmarrjet e kryejnë vetëm me 1 vend partner.
Në vitin 2022, pjesa më e madhe e eksporteve kryhet nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere (29%), ndjekur nga ndërmarrjet qe eksportojnë vetëm me 1 vend partner (25%). Ndërsa pjesën më të madhe të importeve, në periudhë 2018-2022, ndërmarrjet e kryejnë me më shumë se 10 vende partnere. Në vitin 2022, pesha e importeve të këtyre ndërmarrjeve është 55%, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 6-9 vende partnere (16% )./Monitor.al