Tregëtimi i kafshëve të egra në Shqipëri, e cila është jashtë kontrolli ka bërë që Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve “Fowr Paws International” të reagojë e shqetësuar. Kjo organizatë ka konstatuar shitjen e kafshëve dhe shpendëve të egër në internet në Shqipëri dhe e ka denoncuar këtë fakt.
500 euro një arush i murrmë, “akita japoneze”, thuhet në njerin nga rastet.
“Tregtia e paligjshme e jetës së egër në Shqipëri është jashtë kontrollit”, – shkruan Four Paës. – Kafshët e egra natyrore të mbrojtura me ligj dhe kafshët ekzotike, si arinjtë, ujqërit, shqiponjat dhe majmunët, u zbuluan për shitje në portalet online “MerrJep”, “Njoftime” dhe “Mirlir”.
Blerësit janë kryesisht individë privatë dhe pronarë të restoranteve që i bëjnë kafshët të luajnë si kënaqësi për turistët.