Një femër dhe një mashkull janë ndaluar nga Policia e Durrësit nën akuzën e “mosdeklarmit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçare me banim në Palermo të Italisë dhe një 39-vjeçari me banim në Biseglie të shtetit italian.
Ndalimi i tyre u krye pas sekuestrimit në sasi të konsiderueshme të varëseve, byzylykëve, orave dhe unazave me gurë si të diamantit.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Nuk deklarojnë në kufi sende me vlerë, ora dhe bizhuteri të markave dhe llojeve të ndryshme. Sekuestrohen sende me një vlerë të konsiderueshme parash. Procedohen penalisht dy shtetas.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasve:
- F. D. 34 vjeçe, banuese në Palermo, Itali;
- P. C. 39 vjeç, banues në Bisceglie, Itali.
Më datë 26.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K. Durrës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme mallrash me vlerë, si:
- ora të markave të ndryshme;
- varëse me ngjyrë floriri, me gurë si ato te diamantit;
- byrzylyk me ngjyrë si ato të floririt;
- unaza me gurë si ato të diamantit;
- vathë me ngjyrë si ato të floririt si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit. Sendet e sekuestruara, shtetasit e proceduar, nuk i kishte deklaruar në doganë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” , parashikuar në nenin 179/a të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1950″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post