09:06 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tregtonin qumësht dhe mish jashtë standarteve, AKU mbyll 9 biznese

14:30 | 19/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tregtonin qumësht dhe mish jashtë standarteve, AKU mbyll 9 biznese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer të paktën 181 inspektime në biznese që tregtojnë produktet shtazore. Sipas njoftimit të AKU-së gjatë kontrolleve ka mbyllur të paktën 9 aktivitete duke mos kursyer edhe gjobat.

“Konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish janë kryer  137 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të  962.1  kg mish.

Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime,  5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht”, shkruan AKU.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve në stabilimentet e produkteve shtazore (produkteve të mishit dhe të qumështit) me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend. Për periudhën 1-17 tetor 2018,  trupa inspektuese e AKU-së në rang vendi ka kryer 181 inspektime për stabilimentet e produkteve shtazore. Konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish janë kryer  137 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të  962.1  kg mish. Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime,  5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht. Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : AlbOrka dhe Rrok Uka në qytetin e Tiranës, DylaverSuma në Dibër, NexhipCezma në Korçë, SaliRustem Buci në Durrës, NetilDalipi, Edmond Saraçi dhe AldoPoroçani në Elbasan, të cilët  janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish. Ndërsa për stabilimentin e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit/nën produktet e tij subjekti Pëllumb Xhanari në  Fier.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

(J.D/Faxweb.al)

 

 

Pas

Operacioni në Has/ Rreth 100 kg heroinë e zbuluar në laboratorin e drogës. 5 në pranga (DETAJET)

Para

Policia e Kukësit informacione zyrtare për laboratorin e drogës në Has

Para
DETAJE TË REJA/ Laboratori i heroinës në Has, ndalohen 10 persona

Policia e Kukësit informacione zyrtare për laboratorin e drogës në Has

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet e fundit nxisin reagim të fortë nga Netanyahu dhe Presidenti izraelit

Përballë tensioneve në Lindjen e Mesme, ministrat evropianë pritet të takohen me Iranin për çështjet bërthamore në Gjenevë

22.102 vdekje në vitin 2024 /Sëmundjet e zemrës dhe mushkërive kryesojnë si shkaktarë

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Tirana ende në proces rinumërimi – Demokratët me shpresë për mandat shtesë

FAST Albania kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST

“Kemi vetëm tre vite kohë”/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Emetimet aktuale të karbonit po e çojnë botën drejt tejkalimit të objektivit të Marrëveshjes së Parisit

Mes rrënojave dhe shpresës: Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit e sulmit tragjik

Macron i kërkon Izraelit të ndërpresë sulmet që “nuk lidhen me programin bërthamor të Iranit”

Midis raketave dhe frikës – Si jetojnë qytetarët e Teheranit dhe Jerusalemit nën kërcënim të përditshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.