Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë arrestuar dje në flagrancë Mariglen Abedini, 32 vjeç, dhe Françesko Qafoku, 33 vjeç, të dy banues në kryeqytet.
Ata janë konstatuar në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, duke lëvizur me automjetin tip “Renault”, ku gjatë kontrollit fizik u është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mariglen Abedini, janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike.
Të arrestuarit janë shtetasit:
Mariglen Abedini, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe Françesko Qafoku, 33 vjeç, banues po në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë,
– 12 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva,
– 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë,
– 13 kokrra Metadon,
– Automjeti tip “Renault”
– 5 aparate celular të markave të ndryshme.