Dy shtetas në Tiranë janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen se tregtonin ushqime të skaduara duke falsifikuar datën e skadencës së tyre. Ata akuzohen për prodhim të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore.
Është kryer arrestimi i shtetasve: Shemsi Pira, 51 vjeç, dhe Agim Abdullaj, 33, të dy banues nē Tiranë.
Ata u vunë në pranga pas kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Hetimin Tatimor, në ambientet e banesës së 5-vjeçarit Pira, ku u gjetën dhe sekuestruan: Paketa pa pullë fiskale, makarona të markës “Jufka” “Vaj Ulliri” e mallra të tjerë pa faturë.
Konkretisht:
-3432 kg “Jufka”,
-100 l vaj i hapur
-45 l vaj i ambalazhuar,
-48 kuti detergjent “Ver nel” dhe “Budy lotion”
-2 kuti me stilolapsa,
-‘Far djathi” 2550 cop 100 gr,
-50 kuti bojra flokësh “Miss Gonneta” dhe “Pur”
-80 kuti me perime të konservuara,
-10 shishe pije alkolike verë e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso”.
Gjithashtu u gjet dhe një makineri me mbishkrimin “SF-TYPE fast peda”, e cila dyshohet se përdorej për falsifikimin e datave të skadencës dhe paketimin e produkteve ushqimore të paligjshme. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(XH.A/SHUPLAKA)