Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se gjatë një kontrolli në një market në Laknas, Kamëz, pronari nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve)as planin e vetëkontrollit dhe në përfundim rezultoi se shiteshin jashtë afatit të përdorimit produktet e mëposhtme:
– 73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt),
– 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër,
– produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, Madje dhe havjar..….
Kështu në total AKU ka bllokuar 193.23 kg produkte të skaduara për asgjesim si dhe ka me 800,000 lekë për subjektin që tregtonte produkte të skaduara.
Pӫr shkeljet e konstatuara AKU vendosi masat administrative si me poshte:
- Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë,
- Për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HAÇP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
- Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë,
Njoftimi i plotë:
Tregtonte produkte të skaduara, gjobë subjektit
Aku bllokon 193.23 kg produkte të skaduara për asgjesim
Gjobë 800,000 lekë për subjektin që tregtonte produkte të skaduara
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me fokusin për të mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve vijon pandërprerë kontrollet tek Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve të cilave u ka kaluar afati i përdorimit, si dhe parandalimin e praktikave mashtruese që subjekte të ndyshme tentojnë të bëjnë.
Në vijim të një komunikimi nëfaqen zyrtare Facebook të AKU-së nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.
Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve)as planin e vetëkontrollit dhe në përfundim rezultoi se shiteshin jashtë afatit të përdorimit produktet e mëposhtme:
– 73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt),
– 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër,
– produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, Madje dhe havjar……
Në total u bllokuan për asgjesim 193.2kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018.
Pӫr shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ”, AKU vendosi masat administrative si me poshte:
- Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë,
- Për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HAÇP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
- Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë,
AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Në këtë rast risku ushqimor u menaxhua, por si ky rast (operatorë që tregtojnë produkte të skaduara) mund të ketë edhe të tjerë. E nëse ka, ato përbëjnë kërcënim për shëndetin tonë e duhen trajtuar sipas parashikimeve ligjore, siç u veprua në këtë rast.
Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU
(F.GJ/FAXWEB.AL)