Një pjesë e dyqaneve ditën e sotme me urdhër të qeverisë janë hapur dhe do të lejohen që të rinisin aktivitetin e tyre.
Fax News ka vëzhguar nga afër situatën e bizneseve që janë hapur tek “Tregu Çam”, ku tregtarët ankohen se nuk ka fare lëvizje dhe se situata për to është shumë e vështirë.
Ato tregojnë se nuk kanë mundësi që të paguajnë pagat e punonjësve, ndërkohë që shtojnë se ky ishte një veprim i qeverisë për të hequr edhe barrën nga vetja.
“Nuk ka lëvizje fare. Kam aplikuar, por është në listën e bizneseve ku mund të punoj. Është shumë e vështirë, nuk kemi mundësi që të paguajme rrogat e punëtorëve. Kemi aplikuar dhe jemi në pritje. Vështirësi kemi, por është një situatë sipas pushimeve.”- tha një shitës.
“Dita parë, sapo e hapa po sistemoj po pastroj. Si të gjithë çfarë të bëjmë sakrificë tani si të gjithë të tjerët. 40 ditë në shtëpi. Kemi punuar kemi ngrënë si të gjithë të tjerët.”-tha një tregtare.
“Është e vështirë 40 ditë minimum pa punë dhe nuk pretendohet se u hap sot dhe ka shitje. Si për ta hequr qeveria barrën nga vetja. Kemi ndenjur duke parë njëri-tjetrin. Të shohim… ne nuk e shohim bregun tjetër.”- tha tregtari.
(M.Q/FAXWEB.AL)