Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar sanksionet ekonomike që SHBA ka vendosur ndaj Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit të Vladimir Putin ndaj Ukrainës.
Sipas Biden, masat do të jenë aq të forta sa do ta nxjerrin Turqinë nga tregu global. Ndërkohë që të njëjtat masa pritet që të zbatohen ndaj Rusisë dhe nga shtetet e tjera të BE-së.
Biden: Raketat ranë në vendet historike të Ukrainës! Ne kemi qenë transparent me botën, kem I publikuar planet dhe sulmet kibernetike të Rusisë. Putin e zgjodhi këtë luftë, sot unë po deklaroj sanksionet e rrepta ndaj Rusisë. Do kenë një efekt afatgjatë në ekonominë e Rusisë, SHBA nuk po e bën vetëm, kemi aleatët tanë botërorë.
Ne do e japim përgjigjien tonë të bashkuar, kam folur këtë mëngjes me liderët botërorë dhe kemi suport maksimal: Do godasim ekonominë e tyre, impakt në financimin e ushtrisë. Tregu rus ra sot!
Sot ne po bllokojmë 4 banka të rëndësishme të rusisë në Amerikë, kjo përfshin dhe bankën e dytë më të fuqishme në botë. Po msanksionojmë dhe elitën e rusisë, ata kanë përfituar nga politika kriminale e saj.
Të martën ne ndaluam politikën ruse që të përftiojë rreth 1.4 trilionë dollar nga amerikanët, duke bllokuar kapacitetin teknologjik dhe financiar ne përpiqemi të bllokojmë dhe importet, edhe programin hapësinor. Do jetë një goditje e jashtzakonshme, dhe po bëhemi gati për më shumë. Po marrim hapa të mbështesim aleatët tanë lindorë.