Një aksident hekurudhor në Bruksel i ka kushtuar jetën një personi dhe ka shkaktuar mbi 20 të plagosur të tjerë. Mësohet se aksidenti u shënua pak pasi treni u nis nga stacioni hekurudhor i Lëven-it drejt kryeqytetit.
Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, janë pezulluar lëvizjet e trenave. Raportohet se rreth 27 persona kanë mbetur të plagosur, ndër ta dy në gjendje të rëndë shëndetësore. 14 prej tyre janë dërguar në spitalin e qytetit.
Lidhur me viktimën e aksidentit, autoritetet në vend shprehen se nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, pasi ai nuk ndodhej në karrocën që u përplas. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1167″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]