Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Zvicër, ku një tren i nisur nga Milano drejt Bazelit doli nga shinat pak para mbërritjes në stacionin e Lucerna-s.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur pas daljes nga shinat u përmbyes edhe një prej vagonëve.
Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rreth shtatë të plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht pasagjerët kanë qëndruar të bllokuar për një orë brenda vagonit të përmbysur, dhe më vonë me dhjetëra njerëz janë nxjerrë jashtë me ndihmën e një shkalle. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar detajet mbi aksidentin e papritur. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1403″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]