Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të rrugës së Patokut, në Laç. Treni i linjës Vorë-Shkodër, ka përplasur një motoçikletë,
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Raportohet se drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar uljen e traut para hekurudhës, duke u futur në shina.