Treni i skrapit i linjës Durrës–Elbasan, me mashinist shtetasin M.K, vjeç 61, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 13, sektori Iliria rreth orës 02:40.
Dyshohet se punonjësit e policisë ishin në gjumë dhe kishin parkuar mbis shina.
Informacion paraprak:
Më datë 09.11.2017, rreth orës 02:40, në lagjen Nr. 13, sektori Iliria, treni i skrapit i linjës Durrës–Elbasan, me mashinist shtetasin M.K, vjeç 61, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë.
Janë dëmtuar tre punonjës policie, dy prej të cilëve pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë ,shtetasit E.J. dhe S.D. ndërsa shtetasi Sh.P. ndodhet në sptal jashtë rrezikut për jetën.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post