Rastësi por edhe shumë interesante. Tre ditëlindje në një ditë brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për Endrit Braimllarin, Floida Kërpaçin dhe Erisa Xhixhon, të tre sot festojnë ditëlindjet e tyre, meqënëse Braimllari e ka pasur dje.
Brenda kësaj partie ndihet atmosfera festive dhe nuk mungojnë as urimet nga kolegët e tyre dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Madje nuk ka muguar edhe një reagim i vetë Erisa Xhxhos, e cila ka deklaruar se miqësia është vlera më e madhe që kanë. Më tej ajo Xhixho thekson se ajo dhe Endrit Braimllari themeluan LRI, ndërsa Floida Kërpaçi e drejton sot.
“Sot ditelindjen tre miq bashke. Une 32 vjetorin dhe Floida 23 vjetorin se bashku me Endritin qe dje beri 29 vjec , pasi miqesia eshte vlera me e madhe qe kemi. E lumtur dhe krenare qe LRI drejtohet sot nga Floida , nderkohe qe une dhe Endriti e themeluam me aq shume dashuri per ti dhene shanse cdo te riu.
Gezuar edhe 100 vite te lumtura plot shendet, dashuri dhe buzeqeshje miq Floida Kerpaci Endrit Braimllari”, shkruan Erisa Xhixho. (J.V/Shuplaka)