Toka në Italinë Qendrore është dridhur sërish duke shkaktuar panik tek banorët vendas. Tre lëkundje të forta mësohet se janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Itali.
Tërmeti i parë mësohet se është regjistruar në orën 10:25, i ndjekur nga dy të tjerat rreth orës 11:00 të paradites së 18 janarit, kryesisht më 11:14 dhe 11:25. Kryetarët e komunave Amatrice, Accumoli dhe Camerino kanë raportuar se deri tani nuk ka dëme të shkaktuara.
Kanë qenë tri goditje të forta ndjekur nga lëkundje të tjera të vogla, referuar italianes “TGCom”. Tërmeti i parë i orës 10:25 raportohet të ketë qenë i magnitudës 5.3 ballë i shkallës Rihter. Tërmeti i dytë ishte i magnitudës 5.4 ballë dhe i treti, ndjerë disa minuta më pas, me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter.
Epiqendra e tri tërmeteve bëhet e ditur se ka qenë në Aquila dhe Rieti, zona të prekura dhe më parë nga tërmetet. Menjëherë pas lëkundjeve të forta, mësohet se është evakuuar metroja në Romë dhe trenat në Abruzzo.
Bëhet e ditur se janë evakuuar edhe shkollar në Rieti, në kuadër të masave paraprake. Nuk ka vonuar reagimi i Mbrojtjes Civile që raportoi se nuk ka pasur thirrje për ndihmë: “Nuk ka pasur sinjalizime për ndihmë. Jemi duke punuar, jemi duke folur me kryetarët e komunave për të kryer verifikimet e nevojshme.” (XH.A/SHUPLAKA)
http://www.bornsteinsons.com/blog/bid/109545/Troubleshoot-Your-Gas-Furnace-in-5-Easy-Steps-A-Guest-Blog-Post
Thank you a bunch for sharing this with all folks you actually understand what you’re talking approximately! Bookmarked. Kindly additionally visit my site =). We may have a hyperlink exchange arrangement among us!
abercrombie discount code http://www.abercrombie-coupon.com/listing-category/abercrombie-discount-code