18:44 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Trilloni një ngjarje kriminale dhe tregoni si do ta hetoni”, kandidatët për kreun e BKH-së i nënshtrohen testimit me shkrim

11:50 | 10/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Trilloni një ngjarje kriminale dhe tregoni si do ta hetoni”, kandidatët për kreun e BKH-së i nënshtrohen testimit me shkrim

Pas testimit fizik, kandidatët për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, po i nënshtrohet sot një testimi me shkrim.

Bëhet e ditur se një pjesë e testit është krijimi i një eseje me fakte policore duke trilluar një ngjarje kriminale dhe pas te tregojnë se nga do ia nisin hetimit për të zbardhur ngjarjen.

Pas kësaj pritet që kandidatet t’i nënshtrohen makinës së vërtetës dhe më pas intervistave. Në gare janë 18 kandidatë të cilët do të përzgjidhen në bazë të pikëzimit.

Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm
shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto
kritere:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

Komisioni pasi vlerësoi çdo kandidat në lidhje me plotësimin e kritereve të mësipërme dhe plotësoi një tabelë mbi plotësimin ose jo të kritereve nga kandidatët, vendosi që kandidatët e kualifikuar për të vazhduar më tej fazat e përzgjedhjes janë si më poshtë:
1. Adriatik Ago
2. Agim Ismaili
3. Aida Veizaj
4. Ardian Çipa
5. Artan Pjetërnikaj
6. Artan Shkëmbi
7. Artur Beu
8. Atnan Shehu
9. Blerina Bajollari
10. Eduart Merkaj
11. Endrit Hoxha
12. Ervin Hodaj
13. Gentian Hilla
14. Gentjan Shehaj
15. Idajet Faskaj
16. Lindita Nushi
17. Pëllumb Seferi
18. Ylli Pjetërnikaj
Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin me fazat e tjera të përzgjedhjes.

Etiketa: BKHtestimi me shkrim
Pas

Po punonte te pallati që po ndërtohet pas Presidencës, plagoset punëtori në Tiranë

Para

PAMJE TË RËNDA/ Si u masakrua në burg i riu shqiptar, shenja të shumta në trupin e tij

Para
PAMJE TË RËNDA/ Si u masakrua në burg i riu shqiptar, shenja të shumta në trupin e tij

PAMJE TË RËNDA/ Si u masakrua në burg i riu shqiptar, shenja të shumta në trupin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një person i armatosur vret katër persona, përfshirë një oficer policie në një rrokaqiell në New York – identifikohet i dyshuari

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.