20:23 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni”

10:21 | 11/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama ditën e djeshme, i cili duke iu referuar ngjarjes së Bularatit u shpreh se shtetasit grek që bënë thirrje raciste,  tani do të mendohen mirë para se të bënin veprime të tilla.

“Shumë prej tyre nuk do të hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do të mendohen mirë nëse do të vinë përsëri dhe kush thotë se për atë përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke, duhet të vizitohet, nuk është mirë”, deklaronte Ramë mes tjerash.

Por përmes një postimi në rrjetet sociale Tritan Shehu ka ironizuar kryeministrin duke shkruar se “Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!

Deputeti demokrat shprehet se edhe në këtë rast ashtu sin ë 5 vite të marrëdhënieve me Greqinë, “Rilindja” nuk ka demonstruar as trimëri apo urtësi, “pikerisht kur duhej njera apo tjetra”.

Postimi i plotë:

“Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!

Mu kujtua kjo fjale e urte e Kurveleshit duke degjuar dje Kryeministrin te ngrihet perseri ne rolin e te “ fortit” gjate oshilacioneve te tij ndaj ngjarjeve te shemtuara e te rrezikeshme te Bularatit.

Ashtu si ne te gjithe trajektin pese vjecar te maredhenieve te Rilindjes me Greqine edhe ne keto ngjarje te fundit ne asnje rast nuk u demostrua “trimeri apo urtesi” pikerisht kur duhej njera apo tjetra.

Ne pese vite u luajt roli i te “ fortit” atehere kur duhej mencuri e urtesi per te shtyre me perpara maredheniet shume te mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkaterruar qellimshem ato.

U “kapitullua” atehere kur duhej qendruar e negociuar si dy partnere te barabarte per te arritur ne mareveshje dinjitoze e te vlefeshme.

U zhvillua keshtu ne kete hark kohor nje inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe vecse te fut ne nje spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikeshme.

E njejta “déjà vu” edhe me qendrimet e deklaratat teatrale kryeministrore per dinamiken e cfare ndodhi ato dite ne Bularat; gjithmone jashte kohe e kontekstit.

Perfundimi: “Nje verre ne uje” sic thuhet, vetem kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qendrimeve.

Ndersa dje kanosja e tij: “Provoni te kaloni edhe nje here nga lagja ime, me gure do ju ndjekim”, me kujtoi femijerine!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: BularatiEdui Ramatritan shehu
Pas

Shqipëria e shpalli “non grata”, në Turqi ishte arrestuar, Azerbajxhani kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, kush është Eleni Theocharous

Para

U vendos në 100 vjetorin e Pavarësisë, Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës” në Tiranë: Akt antikombëtar

Para
U vendos në 100 vjetorin e Pavarësisë, Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës” në Tiranë: Akt antikombëtar

U vendos në 100 vjetorin e Pavarësisë, Berisha reagon pas heqjes së “Shqiponjës” në Tiranë: Akt antikombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.