Mbrëmjen e kaluar ka nisur edicioni i katërt i spektaklit “Dance with me”. Një prej çifteve të formuara janë edhe Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu.
Ndërsa ngritën gjithë publikun në këmbë me performancën e tyre të parë, Trimi dhe Xhensila duket se janë familjarizuar shumë mirë sëbashku.
Në redaksinë e “Shuplaka-s” ka mbërritur një foto para nisjes së spektaklit, ku në dhomën e veshjes Trimi i lyen Xhensilës flokët me llak.
Siç duket dyshja janë afruar shumë me njëri-tjetrin ende pa filluar mirë edicioni. Të shohim nëse do vazhdojnë me këtë ritëm. Por mesa duket ata nuk do jenë thjesht partnerë, por miq shumë të mirë.
Trimi është një reper nga Kosova që ka spikatur jo vetëm me këngët e tij, por edhe me fizikun tërheqës. Ndërsa Xhensila u bë familjare për publikun shqiptar që pas pjesëmarrjes në Miss World Albania 2014, si edhe pas pjesëmarrjes në Big Brother. (D.D/Shuplaka)