Deputeti demokrat, Tritan Shehu i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” ka folur edhe për problematikat e PD-së brenda partisë, por edhe bashkëpunimit me aleatët e opozitës. Shehu tha se në opozitë janë të mirëpritur të gjitha ata që janë kundër varfërisë dhe nuk bëhet fjalë për një kualicion, por bashkëpunim. Deputeti demokrat theksoi se pa PD-në nuk do të kishte opozitë, duke e cilësuar si zemrën dhe trurin e opozitës shqiptare.
Shehu teksa doli për problematikat e opozitës,veçoi ndër të tjera atë të organizimit. Deputeti demokrat theksoi nevojën e reformimit të brendshëm të PD-së dhe që komunikimi me njerëzit të bëhet ndryshe.
“Duhet të kuptojmë një gjë në opozitë është gjithkush, kush do të bëjë opozitë. Në opozitë nuk ka kualicion, sepse bëhet bashkëpunimi.
Opozita është një revansh i madh dhe ne jemi nnë opozitë së bashku, kush do të bashkëpunojë me ne është i mirëpritur. Pa PD nuk ka opozuitë, partia demokratike është zemra truri i opozitës shqiptare. Çdo forcë politike çdo sekondë ka nevojë për shtim, organizim dhe zhvillime të reja. Ai që nuk e pranon këtë gjë duhet të bëjë gjithnjë e më mbrapa. PD është një forcë shumë e madhe.
Një nga problemet që unë i konsideroj shumë të rëndësishëm është orrganizimi kapilar i partisë. Në vendet tonë kërkohet një kontakt direkt me njerëzit që quhen kapilarë. Ne momentin që ne do jemi thjesht duke kominikuar, por do t’i japim kurajo njerëzve. Dikush e quan organizim militant. Mos të mendojnë që PD është vetëm me militantët.
Po punojmë për të përmirësuar programin tonë në fushën e arsimit, shëndetësisë, për të krijuar një program sa më të mirë, sa më të qartë dhe të lexueshëm për njerëzit”, u shpreh ai. (J.D/Faxweb.al)