Tritan Shehu ka reaguar për lajmet që publikohen nga mediat shqiptare për presidentin e SHBA-së Donald Trump. Sipas tij e gjithë media jonë e majtë evidenton veçse çfarë thuhet kundër Trump.
“Është normale që në politikën amerikane të ketë rryma e pozicione të ndryshme, sidomos mbas një fushate kaq emocionale e dinamike. Por që të vazhdohet nga po e njëjta pjesë e opinionit tonë i njëjti “refren” ndaj tij, i dështuar ky, si muaj me parë, është paradoksale dhe dëmtuese”, shkruan Shehu.
Sipas tij këto interpretime dhe etiketime negative janë të bazuara mbi gjykime komuniste, keqdashëse edhe ndaj stafit të Trump, përfshi edhe Sekretarin e Shtetit.
“Në lidhje me Sekretarin e ardhshëm të Shtetit mbrëmë një amerikan i suksesshëm, që njeh mirë ambjentin Republikan dhe fushën e naftes në ShBA, me shkruante: “Rex Tiellerson ka një reputacion të madh në industrinë e naftës. Shumë i mençur, direkt. Ai është një njeri i aksionit dhe i arrin objektivat e tij. Besoj se do të jetë një ndihmë e madhe për Trump”, shkruan ai.
Shehu sqaron se i gjithë stafi i deri tanishëm i Presidentit përbëhet nga personalitete të spikatura, njerëz që kanë fizionomitë e integritetin e tyre. “NË VEND QË DISA TË MERREN ME IDIOTËSIRA TË TILLA KËTU, ËSHTË ME PRODUKTIVE QË NË TË GJITHË SË BASHKU TË VENDOSIM E KONSOLIDOJMË LIDHJET ME ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT TRUMP”, përfundon Shehu.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”62″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]