Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka theksuar se koncesioni i laburatorëve është shkatërues për spitalet. “Tjetër monopol privat-mega aferë keqperdorimi fondesh. U shpallen përfituesit e 100 mijë euro prej taksave të shqiptarëve për të ashtuquajturin “koncesioni i laboratoreve” i të gjitha strukturave të tilla publike në vend.”, shkran Tritan Shehu.
REAGIMI I PLOTË:
KONCESIONI I LABORATOREVE-SHKATERRRUES PER SPITALET.
TJETER MONOPOL PRIVAT-MEGA AFERE KEQPERDORIMI FONDESH.
U shpallen perfituesit e 100 M Euro prej taksave te shqiptareve per te ashtuquajturin “koncesioni i laboratoreve” i te gjitha strukturave te tilla publike ne vend.
Ky koncesion ka keto probleme kryesore:
a- Vlere gjigande finacimi ne nje kohe qe sistemi i yne shendetesor eshte ne varferi te thelle e kur ai shfrytezon kapacitetet materiale e njerezore ekzistuese.
b- Po krijohet me nje kosto shume te larte publike nje monopol gjigand privat, per te gjithe vendin, shkaterruese kjo ne procesin e tregut, konkurences, kostos etj spitalore.
c- Shkaterrimi i autonomise spitalore e i konceptit “spitali ndermarje”; cdo vendim eshte marre terresisht i centralizuar.
d- Shkaterrimi i unitetit struktural e funksional te spitaleve nepermjet thermimit te tyre, laboratori eshte “zemra” e nje spitali. Praktika te tilla pothuajse nuk perdoren ne vendet e BE.
e- Kjo do te shoqerohet me shkurtime te ndjeshme ne personelin perkates ekzistues.
f- Nje vendim i tille merret ne fund te periudhes elektorale, mbas deshtimit te koncesioneve te tjera si ai Chek-ap, apo impostimit krejt te gabuar te atij te materialeve konsumit kirurgjikale.
DESHEROJ TJU TERHEQ VEMENDJEN EDHE KOMPANIVE QE PO PERFSHIHEN NE KETE PROJEKT, SE MENJEHERE MBAS ZGJEDHJEVE NE DO T’I ANULLOJME KETO MAREVESHJE SHKATERRUESE PER SISTEMIN.
(J.V/Shuplaka)