Një sasi e vogël e dyshuar eksploziv ka shpërthyer në makinën e shtetasit Luan Çikaj, babai i një efektivi policie rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi ka ndodhur në zonën e Yrshekut në oborrin e banesës së afektivit në pjesën e pasme të automjetit.
Sipas njoftimit paraprak nga blutë e kryeqytetit, shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të shtetasit L. Ç., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)