Fax News mëson detaje të reja lidhur me shpërthimin me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet. Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë banesa e biznesmenit Vasil Stavri, i cili ka disa aktivitete në fushën e pastiçerisë.
Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur zonën, ndërsa Policia në një njoftim të pak minuitave më parë thotë se e ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.
Ka disa kamera sigurie në zone po ajo që e ka bërë më të lehtë largimin me shpejtësi të autorit është errësira në disa porfej rrugicave përrreth zonës. Burime bëjnë me dije se ndaj Stravrit është vendosur dhe më herët tritol, madje edhe në bizneset e tij.
Në zonën ku gjendet banesa e tij, jetojnë dhe disa gjyqtarë të njohur, dhe fillimisht u mendua se shpërthimi mund të lidhej dhe me ta.
Njoftimi i policisë:
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën “Mihal Popi” shpërtheu dera e jashtme e banesës së një shtetasi nga një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, identifikuan dhe shpallën në kërkim, shtetasin:
A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)