Mëngjesin e sotëm është mundur të parandalohet një ngjarje e rëndë në Vlorë. Në makinën ‘GL’ me targa A 952 NA është gjetur një sasi e konsiderueshme tritoli që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ajo është mundur të çaktivizohet në kohë nga policia e qytetit bregdetar.
Mjeti ishte në pronësi të Bashkim Brahimaj, një emër dhe mbiemër jo i panjohuir ky për qytetin e vlorës. Në një atentat me makinë u vra në gusht të 2014 dhe vëllai i tij Isuf Brahimaj.
NGJARJA NË 2014:
Eksplozivi shpërtheu në makinën e 42 vjecarit ndërsa ishte në lëvizje duke lënë të plagosur edhe miken e tij 19 vjecare që policia i ka dhënë vetëm iniciale ndryshe nga emri i vajzës.
Vendi i ngjarjes i ngjante një fushë lufte, ku shpërthimi dëmtoi totalisht mjetin dhe dëmtoi disa fasada xhamash të pallateve aty pranës.
Është mundur të mësohet se emri i Isuf Brahimaj dhe vëllait të tij ndodhej në listën e vrasësit serial Julian Sinanaj, i cili ndodhet në qeli prej 29 janarit 2014. Sipas burimeve nga policia dhe prokuroria, Sinanaj ka refuzuar që të kryejë këtë porosi, sepse kishte njohje me Isuf Brahimaj dhe përveç kësaj ia kishte dhe frikën, pasi ai dhe familjarët e tij ishin persona me influencë në Vlorë.
Viktima është gjetur i pajetë, totalisht i shkrumbuar në derën e parme të mjetit. Ndërkohë forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë pasagjeren, Ornela Gjini 19-vjeç, (Zyrtarisht nga policia është identifikuar si O.M). .
Hetimet: Shpërthimi me telekomande
Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka qënë i telekomanduar me celular, cka e bën të vështirë punën e hetuesve,pasi shpërthime të tilla nuk lënë gjurmë. Paraprakisht është mësuar se viktima 42 vjecar,ishte pronar një hoteli në ndërtim në zonën e Ujit të Ftohtë. (E.K/SHUPLAKA)