Një sasi nitrati dhe një celular brenda një shisheje plastike është vendosur mëngjesin e sotëm poshtë makinës së drejtorit të hekurudhave shqiptare Ani Dyrmishi.
Në një intervistë për Fax News Dyrmishi ka pohuar se objektivi mund të ishte kushdo banorët në pallat, pasi sasia e nitratit nuk ka qenë në mjetin e tij, por në trotuar ku ka lënë makinën.
“Kam parkuar makinën mbrëmë siç bëj cdo natë dhe në mëngjes kam marë makinën dhe jam larguar, pas pak minutash më ka marë roja i pallatit dhe më ka thënë që në vendin ku ti ke patur makinën është gjetur ky bidoni. Jam kthyer mbrapsht dhe kam vënë në dijeni policinë. Objektiv mund të jetë cilido banor i këtij pallati. Nuk ka qenë në mjetin tim por në trotuar ku kam lënë mjetin.”-është shprehur ai për Fax News.
Të njëjtën gjë thotë, se ka pohuar dhe për grupin hetimor, ndërkohë që nga policia nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje.
Hetimet vijojnë, ndërsa janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë, pasi është një zonë që ka biznese të shumta të pajisura me kamera.
(M.Q/Faxweb)